Në tregun e sendeve-Sueton Zhugri

in Letërsi/Tharm by

Në tregun e sendeve-Sueton Zhugri

 

Shiten divanë nga toka e dhimbjeve.
Një të ulur dhe plasin ofshamat.
Urdhëroni zotëri, uluni dhe provoni
nuk do të mbeteni i zhgënjyer,
tre pushime zemre dhe dhjetë të rëni të fikët vetëm sot.
Në fund, të gjithë shëruar,
sigurisht…
por nëse kërkoni befasi, marrje fryme, pështjellime,
këtu shitet bota
ajo e njohura dhe e fshehta,
si ajo në formë sfere, ashtu dhe ajo e shtypura pjatë.
Gjen edhe lule disfate e rrënimi.
Bojëra puthjesh të vyshkura. Sahatë të qullur, të varur mbi pemët e harresës.
Zgjohuni dhe blini!
Këtu shiten gjithashtu dhimbjet e stomakut, ulçera, barku kronik dhe prostata.
Dhimbjet e gjunjëve, dhëmbëve, dhe veshëve.
Dhimbjet e qafës, therjet e zemrës i kemi me ulje.
Po ashtu dhe puthjet e lodhura dhe shikimet e ngrira.
Pagesa me ditët tuaja… le të jenë ditë dimri ose vere
kohë e kaluar në gjumë o zgjuar.
E marrim të gjithën.
Ejani, pra, të nderuar! Blini nga divanët tonë. Ti keni kujtim. Për çdo jetë të mundshme. Mos kurseni!
Këta janë divanët, ku ndoshta, me të vërtetë, lindi dhe vdiq dashuria juaj.
A mund të gjeni kujtim më të bukur
për (të vdekurit) shpirtrat tuaj?

2017

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top