GUR-Yves Bonnefoy
Një ngut i mistershëm na thërriste.
Hymë brenda, hapëm kanatet,
Njohëm tryezën, vatrën,
Shtratin; ylli madhohej në dritare,
Dëgjonim zërin që do që ta duam
Në kulmin e verës
Siç luajnë delfinët në ujin pa breg.Le të flemë, pa u njohur. Gji më gji,
Frymë më frymë, dorë më dorë pa ëndrra.
Përktheu Alket Çani

Dërrasat e harkuara /Yves Bonnefoy
Yves Bonnefoy Burri, që rrinte në breg pranë varkës, ishte i gjatë, shumë i gjatë. Drita