Lulja e natës-Petraq Risto
Lulja e natës hapi sytë në mëngjes: u verbova, më tha
S’di si erdha këtu pa i pyetur rrënjët. Unë qesha
Si të gjithë poetët që i pranojnë të pafajshmit.
Mos qesh, më tha, nuk jam gaztor oborri
Dhe dielli s’është mbreti im. Heshta. Nuk qesha.
I fola për lulen e Ekzyperisë, më tha: e njoh,
Madje njoh dhe trëndafilin e kaltër të Parisit
Dhe pse s’ më pëlqejnë laboratorët.
Rekuiem i gruas prej letre-Petraq Risto
Rekuiem i gruas prej letre-Petraq Risto Kur të jesh vetëm me një grua prej letre