Thika-Jean Follain
Një thikë e vjetër tradhtari
përdorur në melodramë
u gjet nga një dorë me dorashkë
që po shkulte hithrat.
E madhe dhe e fortë qe heshtja
si në fëmijëri
fushat me mollë
lulet e fshatit
ledhet e ngushtë
krijonin një mbrëmje të gjatë
ngjyra e absolutes
njomte peizazhet
një polen zambaku
kishte rënë
mbi tehun e thikës.Përktheu: Alket Cani
DËSHTIM-Janis Ricos
DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat. Shpërdorime, krime, luftë. Ç’të