FRANÇESKA- Ezra Pound
Ti hyre brenda nga nata jashtë
Dhe në duar kishe lule,
Tani ti do dalësh nga një konfuzion njerëzish,
Nga një trazirë gojosjesh në lidhje me ty.Unë, që të kam parë mes gjërash parake,
U zemërova kur ta thanë emrin
Në vende të rëndomta.
Do doja që dallgët e ftohta të rrjedhin mbi mendjen time,
Dhe që bota të përthahet si një gjeth i vdekur,
Si një pistil luleradhiqeje dhe të flaket tutje,
Që të mund të të gjej unë prapë,
Fillikat.Përktheu: Vig Shpuza
IDEOGRAMA KINEZE-Ezra Pound
Ezra Pound Nga libri “ABC of Reading”. Parathënie për esenë “The Chinese Written Character as a