Maskat-Ezra Pound
Këto përrallat për maskimet e vjetra, a nuk janë
Mite të çuditshme të shpirtrave që u gjendën mes tyre
Njerëz të paditur që flisnin një gjuhë të ashpër
Një shpirt që nuk do ta harronin nga të gjithë të tjerët
Hapësirë e yjëzuar akrash e një ngastre të mëparshme
Aty ku ai vërtitej në rrugën e tij të pakufishme mes reve,
Ose, mishëruar me vëllezërit e tij të mëdhenj, këndonte
A do të flasin krijuesit e baladës për Camelot-in?
Këngëtarë të vjetër, gjysmë të harruar nga meloditë e tyre,
Piktorë të vjetër, ngjyrë-verbët, kthehen edhe një herë,
Poetë të vjetër, të pashkathët në germat e zemrës së erës,
Magjistarë të vjetër që u mungon mrekullia e tyre:
Të gjithë ata që me trishtimin e çuditshëm në sy
Meditojnë në heshtje se cili është misteri i universit.
Përktheu: Arlinda Guma
Një pakt-Ezra Pound
Një pakt-Ezra Pound Po bëj një pakt me ty, Walt Whitman – Të kam urryer për