Me nji asimetri t’lavdërueshme
vuna dordolecë n’arën e dashnive të pamujtuna,
asi dordolecësh me krahë të hapun si përqafime imagjinare.
Për me dallue shpinat e lamtumirave
u vizatova me qymyr dy kryqe në ballë.
Mandej, ju vesha tesha stinesh t’pabinduna,
sa me hamendesue dallnyshet n’acar
e me i buzëqeshë luledillit n’mesnatë.
Çizme shinash vjeshtakë u mbatha si patkonj
e flokët ua lidha si jele kuajsh t’harlisun.Tash dordolecët flirtojnë me sho-shoin
pa e ditë pse i ngujova n’atë arë t’pacake…

Librashitësi-Rozafa Shpuza
Librashitësi-Rozafa Shpuza Kapakë historish të zverdhunastivon përditë n’thembër t’bulevardit, e njajtë me drojen e Akiliti ruhet