Zog i vogël-Frederik Rreshpja
Tani ti do të ikësh qiejve
Por akoma fluturimi yt rri në duart e mia.
Mos i harro duart e mia:
Në një çerdhe të tillë njerëzore s’ke për t’u prehur kurrë më!
Shko, të presin qiejt!
Kam pasur shumë gjëra që i kam lëshuar me duart e mia,
Kam pasur shumë dashuri që ikën një nga një.
Eh, fluturoi dhe ky gëzim i fundit
Hija e tij u bë hënë dhe ra në det.
1979