Testamenti i Skëndebeut-Frederik Rreshpja
Merreni shpatën time! Vëreni
mbi drurin më madhështor të bregdetit.
Le të vërtitet ajo nga duart e stuhisë!
E kam fjalën këtu: duhet
të armatosim çdo gjë. Edhe erërat.Ja dhe stapi im prej ulliri, mbilleni!
Mbi degët e tij mund të varni armët.
Duke vështruar kurmet plot plagë të ullinjve,
gjithmonë kam memduar se ata janë drurët e luftës.Ç’kisha ua dhashë.
Tani trupin tim ta zbrisni thellë në tokë.
Që kur të vijē vjeshta, nga sytë e mi të mbijë grurë.

Nënës-Frederik Rreshpja
Nënës-Frederik Rreshpja Nëna ime dhembje e pashuar,Ka kaq vjet që rri në dhé të zi,Edhe