Tag archive

Poezi - page 5

Letërsi/Përkthim/Tharm

Si duhet të të puth-Erich Fried

Si duhet të të puth-Erich Fried  1921-1988  Kur të puth, nuk është vetëm goja jote nuk është vetëm kërthiza, nuk është vetëm mitra që puth. Unë puth dhe pyetjet e tua, dëshirat. Puth të menduarit, dyshimet, guximin tënd. Dashurinë për mua, lirinë nga unë. Këmbën që të sjell e sërish të merr. Të puth ty… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Për M./Bertold Brecht

Për M./Bertold Brecht Natën që ti s’erdhe s’më zuri gjumi por vajta tek dera shumë herë dhe binte shi, ndaj hyra sërish. S’e dija asokohe: ndërsa tani e di: ajo natë qe si gjithë netët në vijim, ti më s’erdhe dhe unë flija dhe thuajse më s’prisja por shkoja shpesh tek dera se atje binte… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Poezi Vertikale-Roberto Juarroz

Poezi Vertikale-Roberto Juarroz 17 Duhet të biem dhe s’mund të zgjedhim ku. Por ekziston një formë e erës mes flokëve, një pushim i çastshëm i goditjes, një kënd i krahut që mund ta përthyejmë ndërsa biem.   Është thjesht caku i një shenje, skaji i pamenduar i një mendimi. Por mjafton për të shmangur thellësinë… Keep Reading

Letërsi/Tharm

BABAIT S’KA KUSH T’I FLASË-Ndriçim Ademaj

BABAIT S’KA KUSH T’I FLASË Ndriçim Ademaj Eja, të bëjmë një copë udhë nga rrudha ime e parë tek rrudha jote e fundit… Mjaft ke pritur trenat që nuk kaluan kurrë nga shtëpia e vjetër ngritur mbi fotografitë e tua të fëmijërisë, para shtëpisë nuk ka më as binarë njerëzit tanë i kanë vjedhur, i… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Poezi vertikale-Roberto Juarroz

Poezi vertikale-Roberto Juarroz E TRETA POEZI VERTIKALE (1965) 2 Tjetri që mban emrin tim ka filluar të mos më njohë. Zgjohet aty ku mua më zë gjumi, ma dyfishon bindjen se unë mungoj, zë vendin tim sikur tjetri të isha unë, më kopjon në qelqnajat që s’i duroj dot, m’i thellon zgavrat e braktisura, i… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Përqafim-Merita Paparisto

Përqafim-Merita Paparisto Përqafimi është një gjë e thjeshtë me krahë të mbështjellë  në shpatullat e tjetrit, ka fijet e brinjëve  të mbivendosura mbi njëra-tjetrën, ka një zjarr të vogël që merr frymë në oxhak të kraharorit… dhe asgjë më… Gropëza midis qafës dhe supit është lugina e vogël e mallit, ku koka lëshohet e papushtetshme,… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Poezi nga Roberto Juarroz

Roberto Juarroz-(1925 – 1995) 69 Çdokush ikën si të mundet, disa me gjoksin gjysmëhapur, të tjerë vetëm me një dorë, disa me kartën e identitetit në xhep, të tjerë me të në shpirt, disa me hënën e vidhosur në gjak dhe të tjerë pa gjak, pa hënë, pa kujtime. Çdokush ikën edhe pse nuk mundet,… Keep Reading

1 3 4 5
Go to Top