JETA NDЁRSA TI PRET-Wisława Szymborska

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

JETA NDЁRSA TI PRET-Wisława Szymborska

Jeta ndërsa ti pret
Një shfaqje pa prova.
Trupi pa ndryshime.
Koka pa pre-meditime.
Nuk di asgjë për rolin që luaj.
Di vetëm që është imi. Nuk mund ta ndërroj.
Më duhet të kuptoj menjëherë
Ç’ pjesë është.
E papërgatitur për privilegjin e të jetuarit
mezi i pergjigjem ritmit që kërkon veprimi.
Improvizoj, edhe pse e urrej improvizimin.
Në injorancën time pengohem në çdo hap.
Nuk mund t’i fsheh të pasofistikuarat sjelljet e mia.
Instinktet e mia janë për histrionikë* të lumtur.
Skenëfrika më shërben për justifikime, gjë që më lë edhe më të poshtëruar. 
Rrethanat lehtësuese më duken mizore.
Fjalët e impulset nuk merren mrapsht,
yjet që kurrë nuk do të numërohen,
karakteri si një mushama që mbërthet tek ikën me vrap
rezultate të mëshirshme të kësaj papritshmërie.
Sikur të bëja veç një provë një të mërkurë më parë,
ose të mund të përsëritej veç një e enjte e shkuar!
Por ja e premtja me një skenar që kurrë nuk e kam parë.
A është e drejtë, pyes
(me zë paksa te ngjirur,
se fytin dot nuk e pastrova pas kuintash).
Do të gabonit nëse mendoni që është veçse një pyetësor i nxituar 
I plotësuar në një strehëz të përkohëshme. Oh, jo…
Qëndroj në këtë skenë dhe ndiej sa e fortë është.
Shenjat që më bëhen çuditërisht të sakta.
Dyshemeja rrotulluese gjithmonë ka egzistuar 
Galaktikat më të largëta janë të gjalla.
E padyshim, kjo, duhet të jetë premiera.

Dhe çfarëdo që bëj 
do të kujtohet përgjithnjë si diçka që kam bërë…

Përktheu: Miranda Shehu-Xhilaga
*histrionic – qëndrim, sjellje melodramatike aktoriale; aktor

“Kur Wisława Szymborska u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi, në vitin 1996, komisioni e cilësoi atë “Mozartin e Poezisë” – por, duke patur frikë se ky vlerësim mund të mohonte dimensionin unik të poezisë së saj, shtoi se kjo poezi gjithashtu mbart “diçka nga tërbimi i Bethovenit”.

Shpesh mendoj se ajo nuk është asgjë më pak se Bach, magjistari suprem i shpirtit njerëzor”

Maria Popova

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top