Tag archive

Përktheu: Alket Çani - page 11

Letërsi/Përkthim/Tharm

PAK NGA PAK PO MËSOHEJ-Agota Kristof

PAK NGA PAK PO MËSOHEJ-Agota Kristof     Pak nga pak po mësohej me gjërat që ajo la, që harroi në shtëpinë e tij. Një kuti shkrepëse, një shami me lot, një shall të fëmijëve, dorashkat, ndonjëherë gjyzlykët. Zakonisht ai flinte kur ajo ikte, ishte i lodhur. E dinte që rrinte atje, në shtëpinë e… Keep Reading

Letërsi

Muri i Madh dhe librat/Jorge Luis Borges

Jorge Luis Borges Lexova, këto ditë, se njeriu që në kufijtë e Kinës urdhëroi ndërtimin e një muri pothuajse të pambarimtë ishte i njëjti perandor, Shi Hoang Ti, që urdhëroi të digjeshin gjithë librat që ekzistonin përpara tij. Për faktin që këto dy operacione të mëdha – pesë deri gjashtëqind lega prej guri ngritur kundër… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

ME ERËN-Janis Ricos

ME ERËN-Janis Ricos   Era zuri të fryjë, të rendë në udhë, në livadh. Para erës vraponin qetë, bujqit, djali i mamisë. I fundit, duke çaluar, vinte Zoti. Nga dritarja, një grua, mbas xhamave, e vështroi në sy. Pastaj i uli sytë, i ktheu shpinën, iu afrua tryezës dhe nisi të presë bukën.   Përktheu:… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

TORTURA-Wislava Szymborska

TORTURA-Wislava Szymborska   Asgjë s’ka ndryshuar. Trupi vuan, duhet të hajë, të marrë frymë dhe të flejë. Nën lëkurën e hollë ka një rezervuar gjaku, pastaj dhëmbë dhe thonj me shumicë, eshtra të thyeshme, deje që shtriqen. Të gjitha këto i merr parasysh tortura. Asgjë s’ka ndryshuar. Trupi dridhet siç është dridhur para dhe pas… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

PSALM-Wislawa Szymborska

PSALM-Wislawa Szymborska-Nobel 1996   O sa të depërtueshëm janë kufijtë njerëzorë! Sa re kalojnë të pandëshkuara, sa rërë shkretëtire rrjedh nga një vend në tjetrin, sa guralecë mali futen në gjirin e armikut me kërcime harbute! A është nevoja t’i marrësh një nga një zogjtë që fluturojnë a çlodhen mbi gardhin e ulët? Le të… Keep Reading

Letërsi

PËR KLASIKËT-Jorge Luis Borges

Lavdia e një poeti varet nga entuziazmi apo nga indiferenca e brezave të njerëzve anonimë që e vënë atë në provë, në vetminë e bibliotekave të tyre Jorge Luis Borges Të rralla janë lëndët që paraqesin më shumë interes se etimologjia: kjo merret me shndërrimet e paparashikuara të kuptimit primitiv të fjalëve, në rrjedhë të… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

DISA DUAN POEZINË-Wislawa Szymborska

DISA DUAN POEZINË-Wislawa Szymborska-Nobel 1996   Disa – pra, jo të gjithë. Madje as shumica e të gjithëve, përkundrazi. Dhe pa llogaritur shkollat, ku është e detyrueshme, si dhe poetët vetë, i bie jo më shumë se dy në një mijë.   Duan – por duan edhe gjellën me thjerrëza, duan lëvdatat dhe ngjyrën e… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

AUTOPSIKOGRAFI-Fernando Pessoa

AUTOPSIKOGRAFI-Fernando Pessoa   Poeti është një shtiracak. Shtiret aq përsosmërisht Saqë bën sikur është dhembje Dhembja që ndien realisht. Dhe ata që i lexojnë Shkrimet e tij ndiejnë vërtet Jo dy dhembjet që ka poeti, Por veç atë që s’kanë vetë. Kështu, duke rrokur arsyen, Mbi shinat rrethore ecën Treni i vogël me susta Që… Keep Reading

1 9 10 11 12 13 17
Go to Top