Tag archive

Luan Rama - page 3

Letërsi

Romain Gary dhe dashuria e një nëne-Luan Rama

Luan Rama Po lija Tiranën duke u kthyer në Paris, me imazhet e nënës sime shtrirë në shtrat, në grinë e atij fund dimri. Po e lija me akrepat e një kohë që nga dhimbjet nuk lëviznin më, duke kujtuar librin e Albert Cohen-it me kujtimet e nënës së tij në Libri i nënës sime… Keep Reading

Feminizëm/Letërsi

Përsëri mbi Koletën dhe dashuritë e saj-Luan Rama

Luan Rama «Koleta dhe miket e saj» (Colette et les siens), një libër që sapo është botuar në Paris nga shkrimtarja e njohur dhe akademikja franceze Dominique Bona. Në fakt, Koleta s’ka rreshtur së ngacmuari fantazinë dhe frymëzimin e shumë autorëve, dhe ç’është më interesantja, shumica, femra, shkrimtare e kritike, studiuese arti dhe feministe, të… Keep Reading

Letërsi

Flober:-Zonja Bovari jam unë!-Luan Rama

 Luan Rama A mund të vdesë një kulturë e madhe? “Kultura franceze ka vdekur”, kishte shkruar pak kohë më parë një kritik dhe antropolog amerikan, i cili ndoshta ishte nxitur më tepër nga marketingu hollivudian dhe suksesi i kinematografisë amerikane. Dhe ky pohim nxiti një debat në mediat franceze, nëse vërtet kjo kulturë kishte marrë… Keep Reading

Letërsi

Hygo, republikani dhe dashnori i madh-Luan Rama

Luan Rama Në fillim ishte Të mjerët, (Les Misérables), pastaj Shën Mëria e Parisit, (Notre Dame de Paris), më vonë ne lexuam Viti 93 dhe Njeriu që qesh, e kështu me radhë. Në botën tonë të adoleshencës, personazhet e shkrimtarit Viktor Hygo, (Victor Hugo), shtoheshin parreshtur dhe ngjizeshin në imagjinatën tonë për të mbetur të… Keep Reading

Letërsi

Një bisedë e shkuar me Ernesto Sabaton-LuanRama

“Nëna ime ishte shqiptare dhe fliste shqip. Ajo ishte si një perëndi për mua… Në Shqipëri do të kem rastin të njoh vëndin e parardhësve të mi. Jam shumë i prekur nga ftesa që më është bërë”- Ernesto Sabato. Luan Rama Ernesto Sabato, shkrimtari i shquar argjentinas dhe ndër më të mëdhenjtë e kontinentit latino-amerikan… Keep Reading

Pikturë

Nikolin Ivanaj-Një piktor i udhëve njerëzore/Luan Rama

Luan Rama Rikrijimi i natyrës në një tablo besoj se duhet të jetë në vetvete një lloj ekstaze, çka nuk e kam provuar. Ndryshe, të gjithë piktorët e përjetojnë atë, pasi me penelat e tyre ata kërkojnë të depërtojnë brenda natyrës, të bëhen pjesë e saj, të jenë shiu, dielli, vetë ajri që vibron, të… Keep Reading

Pikturë

Djaloshi që adhuronte Matisin-Luan Rama 

Luan Rama Disa ditë pasi kishte mbërritur në Paris, një ditë të dielltë, mjeshtri plak mori drejtimin për nga rruga “Buonaparte”, drejt kafenesë pranë “Ecole Superieure des Arts”, jo shumë larg Seine-s. Duke iu afruar asaj kafeneje simpatike buzë rrugës, një “café-tabac” tipik parizian, ai sepse u rrënqeth. Ndoshta pse iu ngjallën kujtimet rinore, ato… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Shtrigat e Kastratit-Luan Rama

Luan Rama Në “Kafenenë e Madhe” të Shkodrës, në atë ndërtesë të ulët të stilit venecian ku mblidheshin paria e qytetit, njerëzit gumëzhinin. Kishte rënë shi dhe çuditërisht dielli filloi të nxehte fort. Retë ishin shpërndarë dhe qyteti, me kështjellën e lashtë tutje mbi Bunë dhe majën e Taraboshit përballë, shkëlqente në një dritë të… Keep Reading

Pikturë

Salih Lutolli dhe grafika e tij onirike-Luan Rama

Luan Rama Në takimin tonë të parë në Paris, Sali Lutolli ishte një njeri nga më të zakonshmit e botës. Nuk e njihja. Vinte nga larg, nga lufta, nga një botë kaosi e bombash, reprezaljesh, dhune. Në vitin 1999, atë fund mijëvjeçari, Lutolli kishte zbritur në tokën e lirisë «France-tokë azili», e megjithatë syri i… Keep Reading

Go to Top