Tag archive

Frederik Rreshpja - page 2

Aerodrom-Frederik Rreshpja

Aerodrom-Frederik Rreshpja   Dal e të pres në breg të një qielli Dal e të pres buzë një reje. Vështroj si rrëzohen shirat, ylberët, yjet. Zbrit! E di që je diku pas një mjegulle. Venë e vinë avionët e botës Poi ti në ç’shira je fshehur vallë? A e ke parë dhimbjen time? Si ngjitej… Keep Reading

Letërsi

Stuhi-Frederik Rreshpja

Stuhi-Frederik Rreshpja   Hënëza krahthyer pas çative Fshihet në çerdhen e ujërave. Vështron si rendin mamuthët e natës Nga varka e shiut, Noe i pikëlluar. Yllin jetim harruar në qiell Zë përdore një re e rrëmbyer. Horizontet e etura rrëzohen Dhe ikin nëpër vetëtima të thyera. Mamuthët e natës, të egër dhe madhështorë U hapën… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Miting për Enver Hoxhën-Frederik Rreshpja

Miting për Enver Hoxhën-Frederik Rreshpja   Ulërijnë servilët dhe injorantët: hosana! Turma pa tru të bie ndër këmbë Si popull i mallkuar fisi i arbrit I bie më gjunjë urdhrit tënd. Asnjëri s’e sheh gjakun që rrjedh Anës tribunave si lumë Fantazmat e martirëve që ti vrave Dëshpërohen mbi kokat e turmës. Por do të… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Shi hëne-Frederik Rreshpja

Shi hëne-Frederik Rreshpja   Si arlekin që del për shëtitje Në kopshtin e harruar të fëminisë Hëna e pikëlluar nëpër re Shkel mbi degët e shirave.   Liqeni i vetmuar në breg të natës Shqetësohet në krahët e erës Dhe thellë sirena e dallgës së kaltër Loton mbi fytyrën e fjetur të legjendës.   Yjet… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Natë arkeologësh-Frederik Rreshpja

Natë arkeologësh-Frederik Rreshpja   Ku venë këto re të grisuna Me këto vetëtima të thyeme mbi kurriz? Një hanë e lagun Shëtit e heshtun ndër kalldrëmet iliriane.   Diku gjëmoi Punëtori plak përtyp një lutje tinëz Te dera në gjysmëterr. Gjëmon.   Arkeologët Stivosin ndër arka perënditë e fundit Do perëndi të thyem, të lagun.… Keep Reading

Letërsi

Zog i vogël-Frederik Rreshpja

Zog i vogël-Frederik Rreshpja   Tani ti do të ikësh qiejve Por akoma fluturimi yt rri në duart e mia. Mos i harro duart e mia: Në një  çerdhe të tillë njerëzore s’ke për t’u prehur kurrë më!   Shko, të presin qiejt! Kam pasur shumë gjëra që i kam lëshuar me duart e mia,… Keep Reading

Letërsi

Rri sonte tek unë-Frederik Rreshpja

Rri sonte te unë-Frederik Rreshpja   Hëna mbi lumë vizaton Një urë për ëndrrat e yjeve. Reja gri si mall i harruar Vë kryet mbi duart e pyjeve.   Ti erdhe nëpër udhën e hënës, Çeli gonxhe edhe pragu i portës. Rri sonte tek unë Sa të bëhen trëndafilat e drurëve të vdekur. Keep Reading

Letërsi

Poezi nga Frederik Rreshpja

Poezi nga Frederik Rreshpja   Rënkon pylli nga shtrëngata Si tavani i drurtë i fëminisë. Korridoreve të gjelbra lëkundet Shamia magjike e gjyshes.   Nën tavanin e gjelbërt të drurëve Jam si dikur fëmija i dhembshur Qëllon që qaj i vetmuar Për llambadhën e shuar të hënës.   Qëllon që qaj dhe për zogjtë E… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Elegji për nënën-Frederik Rreshpja

Elegji për nënën-Frederik Rreshpja   Një avion ikën tutje përmes mjegullave Si fatkeq i përzënë nga selia e zotave. Ah, ku ke rënë kështu, ku je tretur! Ka mbirë bari nga sytë e tu, Ka mbirë bari nga zëri yt.   Nga kodrat po vjen nata duke u lutur për ty. Është koha kur hijet… Keep Reading

Letërsi

Kronikë për zgjedhjet-Frederik Rreshpja

Kronikë për zgjedhjet-Frederik Rreshpja   Një gjethe u bë zog dhe vajtoi mbi ullishte.   Nga fshati kundruall dolën pleqtë, rendën pas shpitrave që silleshin në ajër drejt Kashtës së Kumtrit.   Të vrarët i rreshtuan në sheshin DEMOKRACIA Mbështjellë me çarçafët e dhëndërisë. Por shtypi tha se zgjedhjet qenë të ndershme, të lira dhe… Keep Reading

Go to Top