Stuhi-Frederik Rreshpja
Hënëza krahthyer pas çative
Fshihet në çerdhen e ujërave.
Vështron si rendin mamuthët e natës
Nga varka e shiut, Noe i pikëlluar.Yllin jetim harruar në qiell
Zë përdore një re e rrëmbyer.
Horizontet e etura rrëzohen
Dhe ikin nëpër vetëtima të thyera.Mamuthët e natës, të egër dhe madhështorë
U hapën rreth meje me bujë.
Shthuret shiu si çadër ciganësh
Tendosur nga litarët e ujërave.Jam cigan i shirave dhe stuhive
Jam Noe i zemëruar me tërë peizazhet.
Me varkën e shiut më ndjek pas kudo
Fati im prej shpate.

Vdekja e Lorës-Frederik Rreshpja
Vdekja e Lorës -Frederik Rreshpja Rri në muzg sikur të janë rrëzuar kohërat përsipër,gati për përjetësi.