Aerodrom-Frederik Rreshpja

in Letërsi/Tharm by

Aerodrom-Frederik Rreshpja

 

Dal e të pres në breg të një qielli
Dal e të pres buzë një reje.
Vështroj si rrëzohen shirat, ylberët, yjet.
Zbrit! E di që je diku pas një mjegulle.

Venë e vinë avionët e botës
Poi ti në ç’shira je fshehur vallë?
A e ke parë dhimbjen time?
Si ngjitej me uturimë nëpër qiej?

O! Si demon i vetmuar
Tërë shirat e botës i kërkova për ty.

1991

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Çikla-Charles Bukowski

Çikla-Charles Bukowski Ështe iluzion nëse mendon se thjesht po e lexon këtë

DON KISHOTI-Nazim Hikmet

DON KISHOTI-Nazim Hikmet Kalorësi i rinisë së përjetshmeNdoqi, rreth të pesëdhjetave,Arsyen që
Go to Top