Kronikë për zgjedhjet-Frederik Rreshpja
Një gjethe u bë zog dhe vajtoi mbi ullishte.
Nga fshati kundruall dolën pleqtë,
rendën pas shpitrave që silleshin në ajër
drejt Kashtës së Kumtrit.
Të vrarët i rreshtuan në sheshin DEMOKRACIA
Mbështjellë me çarçafët e dhëndërisë.
Por shtypi tha se zgjedhjet qenë të ndershme,
të lira dhe korrekte. Ashtu dhe TV-të.
Pastaj lanë gjakun
Te ullishtja me drurët e përdredhur nga dhembja.
Eh! Ullinjtë e Shqipërisë dhe paqja juaj e mallkuar!

Zog i vogël-Frederik Rreshpja
Zog i vogël-Frederik Rreshpja Tani ti do të ikësh qiejve Por akoma fluturimi yt rri