Elegji për nënën-Frederik Rreshpja

in Letërsi/Tharm by

Elegji për nënën-Frederik Rreshpja

 

Një avion ikën tutje përmes mjegullave

Si fatkeq i përzënë nga selia e zotave.

Ah, ku ke rënë kështu, ku je tretur!

Ka mbirë bari nga sytë e tu,

Ka mbirë bari nga zëri yt.

 

Nga kodrat po vjen nata duke u lutur për ty.

Është koha kur hijet bien mbi gjunjë.

E ti rri aty nën tokë

Te mermeri i rrëzuar i perëndive.

 

Tani që ti nuk je, dafina nuk gjelbëron më

Vetëm zëri im i djalërisë jehon mbi gjethet e verdha

E dafina vemdos kurora mbi lavdinë e muzgut.

Ishte një botë e tërë kur ishe ti

Por erdhi kjo vetmi e madhe që fshin gjithçka.

Tani vetëm diku në horizont

Bëjnë kryq vetëtimat e nxjerrin thikat.

 

Ah, ku ke rënë kështu, ku je tretur!

Nënë, nënë! Do të vinë dëborërat,

Do të bien mbi barin që ka mbirë nga zëri yt…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top