Sterilizuan 230.000 njerëz në Suedi sepse “manipulonin pastërtinë e races”/Zbulimi tronditës për programin që aplikoi për 40 vite Suedia

in Në kohërat e kolerës by

Ngjarje nga Historia Botërore

Sterilizuan 230.000 njerëz në Suedi sepse “manipulonin pastërtinë e racës”. Zbulimi tronditës për programin që aplikoi për 40 vite Suedia.

Në vitin 1997 gazeta suedeze “Dagens Nyheter” bëri një zbulim drithërues që tronditi opinionin botëror. Nga viti 1935 deri në vitin 1976, suedezët zbatonin një program me qëllim ruajtjen e “pastërtisë së racës”. Në kuadër të programit më shumë se 60.000 njerëz, shumica e tyre gra, u sterilizuan, pasi konsideroheshin “inferiorë”, për shkak se kishin të meta mendore ose sepse ishin ciganë, kishin probleme psikologjike ose sjellje “devijuese”, si aktivitet intensiv seksual.

Në përgjithësi, programi u aplikua tek ata që u konsideruan se nuk përputheshin me modelin e racës ariane. Programi i sterilizimit nisi të zbatohet pas votimit të ligjit të posaçëm në vitin 1934. Autoritetet suedeze realizuan projektin me fshehtësi të madhe.

Hulumtimin e bëri gazetari Matsiech Zareba dhe në reportazhin e tij mirëpriti dëshminë e një gruaje. Maria Nordine, denoncoi se kur ishte nxënëse nuk shihte mirë tabelën sepse kishte miopi, por nuk mbante syze. Autoritetet e shkollës e klasifikuan tek “fëmijët e vonuar”, e futën në një shkollë speciale dhe në moshën 17 vjeçare, gjatë Luftës së Dytë Botërore, e thirrën të nëshkruajë “disa dokumenta”. Dëshmia e gruas 72-vjeçare në atë kohë është tronditëse. “Nënshkrova sepse e dija se duhej ta bëja për të dalë nga atje. Më çuan në një spital ku më hoqën tërësisht organet gjenitale. Një mjek më tha: – Nuk je shumë e zgjuar, nuk duhet të bësh fëmijë!” Sipas hulumtimit të gazetës, sterilizimet zyrtarisht ishin vullnetare. Por shumë viktima denoncuan, se u detyruan të nënshkruajnë, me kërcënimin se nëse nuk e bënin, do të humbisnin fëmijët e tyre, nëse do të kishin, dhe të gjitha përfitimet sociale.

Zbulimi krijoi zhurmë të madhe në opinionin publik suedez dhe provokoi ndërhyrjen e ministrit të atëhershëm të Çështjeve Sociale, Margot Wallström. Ai e quajti masën “akt barbar” dhe urdhëroi një kërkim për të sqaruar çështjen. Qeveria suedeze emëroi profesor Carl Gustav Antren të kryesojë një komitet për të ndriçuar rolin e luajtur nga mjekët dhe politikanët në çështjen dhe të mbledhin sa shumë të dhëna. Pas rreth tre vitesh, profesori ia dorëzoi raportin qeverisë suedeze me të gjitha informacionet që grumbulloi, të cilat ishin drithëruese. 230.000 njerëz iu nënshtruan sterilizimit në Suedi nga viti 1935 deri në vitin 1996. Madje, 63.000 sterilizime u bënë nga 1935 deri në vitin 1976, në bazë të ligjeve të miratuara nga parlamenti suedez në mënyrë unanime. Në vitin 1976, u miratua një ligj i ri që kërkonte pëlqimin paraprak të palëve të interesuara. Në vitet që pasuan deri në vitin 1996, rreth 166.000 njerëz u sterilizuan. Në vitete 50-të, u vu re një kthesë, me rezultat, ndërsa fillimisht sterilizimet më të shumta bëheshin nën presion, si përfundim arritën të bëhen me pëlqimin e personit në fjalë.

Hulumtimi gazetaresk i botuar në Dagens Nyheter për katër ditë rresht, pohoi se programi nuk aplikohej vetëm në Suedi. Danimarka dhe Norvegjia kishin zbatuar programe të njëjta të “spastrimit racor” pas Luftës së Parë Botërore.

Përktheu: Shpendi Shakaj

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Në kohërat e kolerës

Go to Top