Poezi nga Shpëtim Selmani

in Letërsi/Tharm by

Poezi nga Shpëtim Selmani

 

*

Poemat kanë nisur të ma shpifin.
Rezistenca është mjet dhune në duart
e moralizuesit, që shkel kudo që mundet.
E mjerë është ajo që i del përpara, në rrugë.
Çdo njeri brenda tij posedon një zot të ashpër.
Ta eliminosh tjetrin garues, të dominosh
në provincën e turpit dhe të arrogancës.
Çdo mal i vetmuar është i shenjtë.
Çdo shtëpi e vetmuar në një mal është magjepsëse.
Tragjikisht nuk ka më asgjë të besueshme dhe
të dinjitetshme. E rehatshme dhe e dëlire është
sall një adoleshente që me zë të lartë thotë
një milion herë “sick, sick, sick…” derisa
të rritet dhe ta kuptojë ndyrësinë e jargavanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top