Letërsi/Tharm

Poezi nga Sueton Zhugri

Poezi nga Sueton Zhugri … Kam ecur në ëndrrat e tua me duar mbi flokët që tani s’i kam më. Kam mbjellë të kollura siç mbillen dëshirat në arat e qiellit, t’i kam fshirë me pëllëmbë qelqet e syve e është zbuluar i pasqyruar një det i largët, i humbur. Kam fishkëllyer, kam bërtitur si… … Keep Reading

Letërsi/Tharm

Bosh!-Nurie Emrullai

Bosh!-Nurie Emrullai   Para pasqyre, si para Zotit. Foli tani. Pyete. Tregoji për dhimbjet e tua. Tregoji për dashuritë e humbura. Njëra pas tjetrës, njëra pas tjetrës, të gjitha njësoj. Tregoji për varfërinë tënde, të prindërve, të njerëzve që të rrethojnë, dhe pasi t’i tregosh thuaj: Se paraja s’të bën të lumtur (e dimë të… … Keep Reading

Letërsi/Tirana Review

Për romanin “Bob Legjenda” të autores Arlinda Guma-Portreti i një artisti autoironik/Granit Zela

Një roman që nuk i bindet dhe aq shijes së masës…    Granit Zela Të shkruash një roman komik është njësoj sikur të veshësh një këmishë force dhe këtë s’e bëjnë as aktorë të shkëlqyer humori, për të vetmen arsye se duhet që para së gjithash të zotërosh mjeshtërinë e rrëfimit. Vetëm atëherë mund të… … Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

SISTEMI/1-EDUARDO GALEANO

SISTEMI/1-EDUARDO GALEANO   Funksionarët nuk funksionojnë. Politikanët flasin, por nuk thonë gjë. Votuesit votojnë, por nuk zgjedhin. Në shkolla mësohet për të mos ditur. Gjyqtarët dënojnë viktimat. Ushtarakët luftojnë kundër bashkatdhetarëve të tyre. Policia nuk lufton krimet, sepse është e angazhuar për t’i bërë ato. Falimentimi po shoqërizohet, fitimi po privatizohet. Më e lirë është… … Keep Reading

Letërsi/Tharm

X-Nurie Emrullai

X-Nurie Emrullai   T’kam ble një ëndërr në pazarin e Esmës. Ma dha lirë e m’premtoi se është e bukur. Në pazarin e vjetërsinave, mes krevatëve t’braktisur prej lëkure të vërtetë, karrigeve pa tavolina dhe ca byzylykëve t’këputur, që mbajnë erën e dikujt që se njohim. Mes atyre gjërash gjeta këtë ëndërr t’harruar. Esma ma… … Keep Reading

Letërsi/Tharm

NJË PRITJE E GJATË-MAX AUB

MAX AUB Meksikë, 1903 – 1972 Bënte një i ftohtë i lemerishëm. Kishim lënë të takoheshim në shtatë e një çerek, tek kryqëzohet Rruga Ventusiano Karranca me Huan de Letran. Nuk jam nga ata njerëzit e palogjikshëm që e respektojnë me përpikëri orarin, duke e përnderuar si të qenkësh një perëndi e pazakontë. E kuptoj… … Keep Reading

Letërsi/Tharm

Rishoh-Sueton Zhugri

Rishoh-Sueton Zhugri   I rishoh hapat e tua mbi parmakët e një ekuilibri të dëshpëruar, lulet e ballkoneve të përqafimeve me vazot varur jashtë në erë… Në buzë fjalët antike të lamtumirave të qarta e të ngrira si sy nga qielli mbetur hapur të të vrarëve në llogore. Të kam dashur, asnjë zog s’mund ta… … Keep Reading

Letërsi

FITZGERALDI-Përvoja paskaliane e një romancieri amerikan/Emil Cioran

Emil Cioran Për disa, qartësia është një dhuratë e rëndësishme, një privilegj, një favor. S’është e nevojshme ta kërkojnë, të sforcohen: e kanë dhunti. Orvaten që gjithë përvojat e veta t’i bëjnë transparente. S’iu bën përshtypje kjo gjë, përderisa është përcaktuese për ta. Nëse jetojnë në një krizë të vazhdueshme, këtë krizë e pranojnë si… … Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Prelud-Nizar Kabbani

Prelud-Nizar Kabbani   Për një grua që s’ka të ngjashme e pagëzuara «qyteti i trishtimit tim» për atë që udhëton në ujin e syve të mi si anije dhe kur shkruaj depërton midis meje dhe zërit tim: të dhuroj vdekjen time si poemë Si beson se këndoj për ty ?   Përktheu: Ledia Kushova … Keep Reading

1 89 90 91 92 93 183
Go to Top