Hapa një zarf të harruar-Petraq Risto

in Letërsi/Tharm by

Hapa një zarf të harruar-Petraq Risto

 

Hapa një zarf të harruar, sikur hapa një arë me gjeste dashurie.
Gjestet gjallërohen para meje, veç unë i njoh.
S’e di brenda zarfit si hyre, veç di që po të shoh.
Hapa një zarf të vjetër, ngjyrë lëkure pa diell.
Si mund t’i përballoj gjestet e tua: të qeshurën gurgulluese të burimit
Lojën tinzare që bëje me duart: gërshetoje rreze gëzimi.
Hapa një zarf të harruar – qiell i largët ku ti fluturon pa gravitet
Ma zgjat dorën tënde: nesër do bëhet degë molle.
E ke lëkurën prej cipës së mollës, e gjitha aromë molle vjen.
Hapa një zarf të harruar në këndin e kujtesës: Atje ku errësira të gjen.
Më jep sytë, sytë të them: ato dy zarfe të vegjël përjetësisht të hapur,
ku veç lajme mëngjesi shkëlqejnë.
Hapa një zarf të harruar: pak fjalë, shumë shpirt.
Dhe një errësirë e gjunjëzuar
përballë ikonës së dritës.

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top