16 Maj, 1973-Wislawa Szymborska

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

16 Maj, 1973-Wislawa Szymborska

 

Një nga ato shumëdatat,
që nuk të thonë më asgjë.

Ku po shkoja atë ditë,
çfarë po bëja-Nuk e di.

Kë takova, për çfarë folëm,
nuk arrij ta kujtoj.

Nëse atje rrotull do të ishte kryer ndonjë krim,
unë nuk do të kisha patur alibi.

Dielli lindi dhe perëndoi
përtej horizontit.
Toka u rrotullua
dhe unë nuk e mbajta shënim në fletoret e mia.

Më mirë do të kisha preferuar
të kisha vdekur përkohësisht
sesa të vazhdoj të jetoj
dhe të mos arrij të kujtoj asgjë.

Tekefundit nuk kisha qenë një fantazmë.
Kisha marrë frymë. Kisha ngrënë.
Kisha ecur.

Hapat e mi kishin kumbuar,
gishtat e mi, e sigurt që kishin lënë
shenjat e tyre në dorezat e dyerve.

Pasqyrat kishin kapur shëmbëllimin tim.
Kisha veshur diçka apo diçka-tjetër në ndonjë lloj ngjyre.
Dikush duhet të më ketë parë.

Ndoshta atë ditë gjeta diçka
që kishte humbur.
Ndoshta humba diçka që e gjeta më pas.

Isha plot me ndjenja dhe ndjesi.
Tani e gjithë kjo ngjan
si një varg me pika brenda kllapave.

Ku isha strukur,
ku e kisha varrosur veten?
Jo keq si shaka,
të zhdukesha ashtu mu përpara syve të mi.

E shkund kujtesën.
Ndoshta diçka nëpër degëza
që ka qenë e përgjumur për vite
do të ndizet si një rrahje flatrash.
Jo.
Është e qartë që po kërkoj shumë.
Asgjë më pak se një sekondë, të gjithën.

 

Përktheu: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top