Karusel-Sueton Zhugri
Karusel-Sueton Zhugri Dikush pa në gropat e syve të saj fundin e një pusi fshati. Në ujin e një gjymi ushtari zbuloi ditët e tij të humbura. Një doktor vështroi në vrimën e zemrës time një vejushë lakuriqe. Mjegulla dhe shirat e vjeshtës mund të gjejnë tek shpirtrat të humburit ose fitimtarët. Varet nga… … Keep Reading
Pse shkruaj?/Krenar Zejno
Pse shkruani? Revista defekt-teknik ua drejtoi këtë pyetje disa shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit. Përgjigjia e radhës erdhi nga shkrimtari Krenar Zejno. Ajo vijon më poshtë. Pse shkruaj?-Krenar Zejno Shkruaj ngaqë, qysh nga mot kështjellash në rërë, bregut nëpër zheg e vapë, rrah të bëj veç atë çka di të bëj më mirë.… … Keep Reading
Fragment nga libri “Në udhëtim”-Genci Gora
Genci Gora Dhe thashë: – Të bëhet dritë! Le të vijë një varg, për shembull, Pandora hapi sot kutinë. Çfarë ndodhi tjetër sot? Sot ndodhën të gjitha. Sot toka ndjeu etje për dhi, flutura, njerëz dhe shqopë. Pranvera siti dëborën e dimrave shekullorë, i dha tokës fuqi. Sot fara e mbjellë në tokë ra n’dashni… … Keep Reading
NËN NJË YLL TË VOGËL-Wislawa Szymborska
NËN NJË YLL TË VOGËL-Wislawa Szymborska I kërkoj ndjesë rastësisë që e quaj domosdoshmëri. I kërkoj ndjesë domosdoshmërisë nëse e kam gabim. I lyp ndjesë lumturisë që e mbaj për vete. Le të më falin të vdekurit që mezi i sjell në kujtesë. I kërkoj ndjesë kohës për krejt botën që më përvidhet çdo… … Keep Reading
PËR PROCESIN E KRIJIMTARISË LETRARE
Çfarë thonë shkrimtarët për shkrimin… “Vargu i parë i një poezie është një fajkua që nuk e lë të iki prenë e tij.” GABRIEL PREIL “Të shkruarit nuk është produkt vetëm i magjisë, por edhe i këmbënguljes.” RICHARD NORTH PATTERSON “Fjalët janë droga më e fuqishme që ka shpikur njerëzimi.” RUDYARD KIPLING “Për mua, kënaqësia… … Keep Reading
Një tjetër si unë-Nurie Emrullai
Një tjetër si unë-Nurie Emrullai I njëjti fat më ra në hise dhe mua. U përcoll nga gjyshja tek nëna, nga nëna tek unë. Unë jam tjetra që mohohem. Por nuk jam e vetmja. Jam pjesë e historisë. Në vetminë time presin gjithë gratë për t’u parë e dëgjuar. Nuk harroj: “Unë duhet ta… … Keep Reading
Lulet e diellit-Edvin Thomollari
Lulet e diellit-Edvin Thomollari Ne i këputëm lulet e diellit pa ardhur stina, pastaj shkuam të gjenim shishe qelqi të hedhura, që t’i shkëmbenim në dyqan me limonata të athëta. Gjetëm vetëm një dhe e gjeta unë i pari. Me një shishe merr vetëm një limonatë për një njeri. Ti nga inati e theve… … Keep Reading
Në kujtim të W. H. Auden-it/Hannah Arendt
Ai ishte i famshëm në mënyrë të arsyeshme dhe një ambicie e tillë nuk mund të kishte kërkuar kurrë shumë, pasi ai ishte më pak mendjemadhi nga të gjithë autorët që kam takuar – plotësisht i imunizuar ndaj dobësive të panumërta të vanitetit të zakonshëm. Hannah Arendt Përktheu: Arlinda Guma E… … Keep Reading
PRANVERË
PRANVERË Kur ktheva kokën ai që kisha hasur udhës kish humbur në mjegull Shiki * Mjegull e mbrëmjes gjërat e shkuara sa të largëta Kito * Lopa që shita po ikën nga fshati nëpër mjegull Hyakuchi * “Era pranverore” thonë zotëria dhe shërbëtori duke ecur së bashku Taigi * Ditë e gjatë m’u lodhën… … Keep Reading
Lorelai-Henrich Heine
Lorelai-Henrich Heine S‘e di pse ndihem kështu, pse kam në zemër trishtim, përrallë e një kohe të shkuar rëndon e lëndon shpirtin tim! I ftohti ajër dhe muzgu, lehtësisht përqafohen mbi Rin, buzëmbrëmja i rri si kurorë, majës së malit që shndrin! Më e bukura virgjëreshë aty qëndron mrekullisht, e kreh ajo… … Keep Reading