Mbi vetëvrasjen e refugjatit W.B. – Bertold Brecht
Më thanë se ti e ngrite dorën ndaj vetvetes
E i paraprive kasapit.
Pas tetë vjetësh në ekzil, duke vëzhguar ngritjen e armikut
Edhe në fund, i shtyrë drejt një kufiri të pakalueshëm
Kapërceve, kështu më thanë, një kufi të kalueshëm.
Perandoritë bien. Kryetarë bandash
Krekosen vërdallë si të ishin burra shtetesh. Popujt
Më as që mund të shihen nën gjithë ato armatime.
Pra e ardhmja shtrihet në terr dhe forcat e së drejtës
Janë të dobëta. Të gjitha këto i kishe të qarta
Kur shkatërrove një trup të torturueshëm.
1941
Përktheu: Arbër Zaimi

Mos qaj për dashurinë – Hafëz
Mos qaj për dashurinë-Hafëz Një lajm i mirë: as dhimbja as vajiNuk do të zgjasë –Si