JETË-Visar Zhiti

in Letërsi/Tharm by

JETË-Visar Zhiti

Të kam dashur…

Shiun tim,
kthesën e rrugës që të largon nga shtëpia,
puthjen e parë,
t’i kisha dhënë ty.

Thashë, të kam dashur!

Bregun e detit, abazhurin mbi fjalorët,
rebelimet e mia
t’i kisha dhënë ty.

Të kam dashur, kaq shumë të kam dashur!
Spektaklet e reve blu të syve të mi që vazhdojnë dhe
në sytë e tu,
të gjitha, t’i kisha dhënë, ty.

Gjithmonë të kam dashur si herën e parë.

Të gjitha kthimet në shtëpi ty t’i dhashë,
shtrëngatat me stërkala yjesh ty t’i dhashë,
dhe gëzimet e trishtimit qytetar ty t’i dhashë,
dhe gjysmën e mollës që bashkë e ndamë, ty ta dhashë.

Dhe ti të gjitha i harrove
si një libër me vjersha
kur zbresim nga treni.

25.XI.’83

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top