I saj dyzimi-Sueton Zhugri
Le ti hedhim një sy dyshemesë.
E sheh
mbi gjakun e natës atje
pasqyrohen yjet,
sfera të ndritshme ngazëllimi
kur ne u
njohëm, dhe kjo ishte lumturia
Me copa trupi të shkëputura
arnuar
në një Arushë të Madhe
dashurie bipolare gjithë çataj..Dhe qielli thërret se ndjen mungesë
Dhe hëna përlyhet me mall të kuq
Dhe gjaku i natës pret
Kafshën e errësirës me plagën nga
e cila rrodhi i saj
dyzimi…
18.4.2023

Për G-Sueton Zhugri
Poezi për G.-Sueton Zhugri Çfarë paqeje e mbytshme, – the ti, – si ushkur rrobeje murguHeshtja