Dreni plak-Martin Camaj

in Letërsi/Tharm by

Dreni plak-Martin Camaj

 

Barijtë tradhtisht e lanë shkret bjeshkën

për ngrohtësinë e vërrijeve.

Dirgjen shtigjeve tue folë me za të naltë

punë grash e qeshin

me ujin e prronit zhgrehshëm tue u derdhë,

prej pusi në pus.

 

Dreni plak çoi kryet prej dheut të djegun,

e vrejti gjethin e zverdhun. Mandej

shkoi e u kap me të bijtë për punë

drenushash.

 

I thyem e la edhe ai bjeshkën e ndoqi

gazin e prronit teposhtë, shigjetë zjarmi

mërgues për vendet e vuta e bar dimni

që kur nuk ka me i prekë!

 

Kur e vranë, barinjtë i hapën qepallat

e i panë ndër bebza

shumë drej tue pi currila uji.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top