Dimër në Polin Verior-Sueton Zhugri
Të njëpasnjëshme netët
mbysin si dele ditët
Zgjohesh e rizgjohesh sërish me terr
ose terrorDhe retë janë si luspat e një krapi të hirtë
krejtësisht të padepërtueshmeMe lapsin tënd shkruan poezi aq të
bukura
sa dinosaurët e gurëzuar zgjohen
galaksi pas galaksie me të njëjtit grup gjakuTubin e gazit e sulmojnë në katër vende
Dhe duhet një luftë e përjetshme
që paraja si gjethet të mbulojë
me tym bërthamor dhe boshësi…Në veri netët të njëpasnjëshme
nuk i njohin.. ditët…
Dikur Enriko Fermi pyeste:
Ku është vallë gjithkushi?
Dhe këtu,
unë dhe ti si paradoks.
Në parkun që mbuluan fletët*Në veri, në veri…
Rrugës kupton që jetohet
vetëm
nga kokat e ndezura të cigareve
Si të ishin xixëllonja
me dritën e një sëmundje të keqe…1.10.2022

KËMISHA E LINDJES- Sueton Zhugri
KËMISHA E LINDJES- Sueton Zhugri Dikush thotë seka lindur me këmishë, Tjetërkush i përgjigjet:të lumtë, të