NATA E KËRSHËNDELLAVE-EDUARDO GALEANO

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

EDUARDO GALEANO

Montevideo, 1940 – 2015

 

Fernando Silva drejton spitalin e fëmijëve në Managua. Në prag të Kërshëndellave qëndroi në spital deri vonë. Ndërkohë që Fernandoja vendosi të shkonte në shtëpi po dëgjoheshin të shtënat e fishekzjarrëve dhe qielli po ndriçohej me xixëllimat e tyre. Në shtëpi e prisnin për të festuar së bashku.
Pasi bëri kontrollin e fundit nëpër pavijone dhe pa se gjithçka ishte në rregull, duke ecur korridorit ndjeu hapa që e ndiqnin pas. Qenë hapa që dukej sikur ecnin mbi pupla. U kthye dhe pa se një prej fëmijëve të sëmurë vinte pas tij. Në gjysmëhije e njohu. Ishte një fëmijë që ishte i vetëm, pa njeri, pa të afërm. Frenandoja i dalloi në fytyrë shenjat e vdekjes, ndërsa sytë e tij dukej sikur i lypnin ndjesë e ndoshta kërkonin diçka, leje apo…
Fernadoja iu afrua dhe fëmija i preku dorën:
– Thuaji… – mërmëriti fëmija. – Thuaji ndonjërit se unë jam këtu…

Përktheu: Bajram Karabolli

1 Comment

  1. “Nata e Kershendellave”, nje veper plot jete, plot ndjenja, emocone therrese. Tipare qe i kane kryeveprat edhe kur jane ndertuar me pak fjale. Zoti Karabolli po na pasuron me nje letersi me nivel te larte nga bota Latino-Amerikane qe e dinim te prapambetur, por qe paska nje letersi mahnitese jo me nje e dy korifej, por me nje shumice autoresh teper te talentuar.
    .

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top