Përdor frymën tënde-Sueton Zhugri
Përdore frymën tënde mbi qelqin e syzeve,
mandej fshije me kujdes deri sa bota të zbulohet e kthjellët.
Përdore frymën tënde për qelqet e dritareve dhe të yjeve atje lart
deri sa mrekullitë të shumohen e të zbresin mbi ne të vdekshmit.Përdore për të zbutur cicërimat e zogjve
që të zgjojnë aq herët në agim.
Përdore për vrapin e mëngjesit në smogun e trafikut,
për zënkat e zyrës me kolegun e rrjedhur,
përdore…
të tërën,
për gjithçka e mbi gjithçka,
por të lutem
ruaj nje hukamë të vetme,
vetëm një të fundit
për qelqin e syve të mi
verbuar nga mungesa jote.06.06.2015

Rishoh-Sueton Zhugri
Rishoh-Sueton Zhugri I rishoh hapat e tua mbi parmakët e një ekuilibri të dëshpëruar, lulet