Është një tjetër poezi-Aksinia Mihaylova
Vallë pse jetojmë në lartësi të ndryshme
vjeshta vjen më herët në vendin tim
ndërkohë që ti udhëton nga një qytet në tjetrin
lexon poezi dhe bën komente mbi Cendrasin
duke u përpjekur të shpjegosh se përse
«nëse dashuron duhet të nisesh»ndërsa unë përziej në tenxhere marmalatën e kumbullave
me lugën e drunjtë e të gjatë të gjyshes sime
shoh kopshtin, është i njëjtë në fund shtatori
vështroj jetën, gjithnjë më e gjerë se ne
dhe atëherë kuptoj që nuk ka një sinonim për të.Pulat në oborr zihen mes tyre
për një krimb të sapo dalë nga toka,
një natë më parë fqinji ka sjellë një koshere
dhe përpiqet të fusë në të mbretëreshën e re
por është e pamundur që dy mbretëresha
të jetojnë nën të njëjtën strehëndërsa unë nxjerr një bletë që s’dihet pse ka humbur
e po mbytet
në poçin tim të tretë të marmalatës.
Përktheu: Luan Rama
Hire njerëzore-Aksinia Mihaylova
Hire njerëzore-Aksinia Mihaylova Tashmë që gjithë ndarjet brenda nesh u rrëzuan me disa mure më