Pa titull-Sueton Zhugri
***
Është kafka eshtra që ndodhet më pranë qiellit
Dhe fijet e flokëve kur si flatra zgjaten më lart se krahët
Nga aty vijnë urdhëra në blu
apostrofet e pambaruara të ekzistencës
kur gishtërinjtë e rrezeve nga kozmosi
ngjeshin lëkurët
me fotone yjësish të vdekura…. e duart tona zbaviten kur njohin sende
dhe fytyrat e dashuruara
me çiltërsinë e një fëmije
ledhatohen
e ndjenjat përçojnë kaltërsive
të bardhën e reve dhe të eshtrave.
Monotonia e lumturisë-Sueton Zhugri
Monotonia e lumturisë-Sueton Zhugri Jam në park sot e dashur,marr frymë thellë ndërkohë që ti po