Dialog të dashuruarish – Alain Bosquet
I them: “Cili është emri juaj?”
Ajo përgjigjet:
“Si të të pëlqejë.”
I them: “Të zgjedhim p.sh. Karolë?”
Ajo:
“Për momentin, po e pranoj”.
I them: “Jini vetëm?”
Ndërsa ajo:
“Sigurisht, jam me ju”.
I them: “A mund të dashurohemi?”
Ajo:
“Dëshira juaj i ka të gjithë të drejtat”
I them: “Cilët janë burrat tuaj?”
Ndërsa ajo:
“Njerëzit e kazinosë, industrialistë, mjeshtra noti.”
I them: “Po preferencat tuaja?”
Ajo:
“Ata që janë të trishtë, por jo dhe aq”.
I them: “A shkojmë të hamë bashkë?”
Ndërsa ajo:
“Guackat janë një prelud i mirë”.
I them: “Ndonjëherë a lexoni?”
Ndërsa ajo:
“Sartrin, Kamynë, Tomas Manin.”
I them: ” Ju keni gjinj të bukur?”
Ajo:
“Edhe mua më pëlqejnë”.
I them: “Jeni pothuajse hyjnore”
Ndërsa ajo:
“Keni shumë të drejtë”.
I them: ” Ja një dhuratë. ..”
Ajo:
“Ndoshta është falas”
Ne u dashuruam të hënën, të martën, të dielën,
dhe të hënën e ardhshme.
Ne folëm për Floberin,
pastaj për Tolstoin.
I them: “Keni gjunj që s’mund t’i harrosh”
Ajo:”Vetëm gjunjët?”
Dhe ne u lodhëm me njëri tjetrin,
në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë,
çka është e rrallë dhe e virtytshme.
Përktheu: Luan Rama
Një javë e ngarkuar-Alain Bosquet
Një javë e ngarkuar-Alain Bosquet Çdo të hënë revoltohem: si mund të jesh një njeri