Category archive

Tharm - page 69

Letërsi/Përkthim/Tharm

Patat e egra-Mary Oliver

Patat e egra-Mary Oliver   Ty nuk të duhet të jesh njeri i mirë nuk të duhet të ecësh në gjunjë me qindra kilometra në shkretëtirë, për pendesë. Ti vetëm duhet të lësh atë kafshën e butë brënda teje të bëjë atë që pëlqen më shumë. Më trego për dëshpërimin, atë tëndin, dhe unë do… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

UTOPIA-Wislawa Szymborska

UTOPIA-Wislawa Szymborska   Ishulli ku më në fund gjithçka bëhet e qartë. Truall i qëndrueshëm nën këmbët e tua. S’ka rrugë të tjera veç atyre që shpien drejt e në shenjë. Gjithë gëmushat përkulen nën peshën e provave. Këtu rritet pema e Hipotezës së Saktë me degët përjetësisht të shpleksura. Pema e Mirëkuptimit, ndritshmërisht e… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

VETMI-PEDRO DE MIGUEL

PEDRO DE MIGUEL Spanjë, 1956- 2007 Ia hoqa një fill të kuq, si një nepërkëz, që kishte në supin e xhaketës. Buzëqeshi, zgjati dorën dhe e mori nga dora ime. – Faleminderit shumë! – më tha. – Jeni shumë i sjellshëm. Nga ju kemi? Dhe ia nisëm një bisede zbavitëse, plot dredha dhe gazmore ekzotike,… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

ELEGJI-Jorge Luis Borges

ELEGJI-Jorge Luis Borges O fat i Borgesit! Të kesh lundruar në detet e ndryshëm të botës, apo në të vetmin det vetmitar me emra të ndryshëm, të kesh qenë pjesë e Edinburgut, Zyrihut, dy Kordovave, e Kolumbisë dhe Teksasit, të jesh kthyer, përmes lojës së ndërrimit të breznive, në tokat e lashta të racës sate:… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Unë dua të gjej rima në Tiranë-Edvin Thomollari

Unë dua të gjej rima në Tiranë-Edvin Thomollari   Unë dua të gjej rima në Tiranë. Me rimat të thur shporta për mollë. Mollë të kuqe dhe me nishane. Nishane që kanë edhe njerëzit. Njerëzit që janë josimetrikë. Josimetrikë si mollët e tokës. Toka që është njësoj për të gjithë. Të gjithë që panë horizontin.… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

TË MJERAT DELE-JORGE BUCAY

JORGE BUCAY (Buenos Aires, 1949) Na ishte një familje blegtorësh. Ata kishin një kope me dhen që i mbanin të gjitha bashkë të futura në një vathë. I ruanin, i kullosnin, kujdeseshin për to dhe i milnin. Herë pas here dhentë tentonin të dilnin nga vatha dhe të iknin. Atëherë, dilte, kryebariu, çobani më i… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Qyteti-Jazra Khaleed

Jazra Khaleed Qyteti më rrëmben poezitë nga teli i rrobave, i shet në tregun e zi dhe më dërgon me postë thika të vulosura me inicialet e tij. Më lë mesazhe zanore, më kërcënon që do zbulojë gjithë sekretet që ruaj poshtë dyshekut ose në pikëpresjet e mia, nëqoftëse nuk vras spiunët që e përgjojnë… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

STATUJAT DHE NE-Janis Ricos

STATUJAT DHE NE-Janis Ricos   Statujat e qeta, s’e vrasin mendjen që roniten; u priten krahët, këmbët a kryet dhe ato prapë rrinë drejt, në të njëjtin qëndrim, apo, të shtrira përmbys, buzëqeshin, apo, barkazi, na kthejnë kurrizin neve dhe kohës a thua se çiftëzohen, a thua se i dorëzohen një dashurie të pafund, dhe… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

ATA IKIN… Agota Kristof

ATA IKIN… Agota Kristof   Ata ikin ndërsa vogëlushi fle Por i do shumë dhe zgjohet. Shkon nga njëra dhomë në tjetrën, askush, askund. Ka pak frikë, futet sërish në shtrat, ka dëshirë të thërrasë dikë por shtëpia është bosh ai e di këtë dhe hesht.   Përktheu: Alket Çani Keep Reading

1 67 68 69 70 71 105
Go to Top