Category archive

Letërsi - page 80

PËR KLASIKËT-Jorge Luis Borges

Lavdia e një poeti varet nga entuziazmi apo nga indiferenca e brezave të njerëzve anonimë që e vënë atë në provë, në vetminë e bibliotekave të tyre Jorge Luis Borges Të rralla janë lëndët që paraqesin më shumë interes se etimologjia: kjo merret me shndërrimet e paparashikuara të kuptimit primitiv të fjalëve, në rrjedhë të… Keep Reading

A(rt)ktivizëm/Letërsi

Gregor Samsa shkruan “Librin e Karantinës”-Granit Zela

Granit Zela Kur një mëngjes Gregor Samsa u zgjua pas ëndrrash të trazuara, vuri re se pasi kishte fjetur gjithë natën në tryezën ku kishte ngrënë darkën, ai qe shndërruar në një shkrimtar të përbindshëm karantine me maskë kundragaz. Mbi tryezë kishte copa kartoni, pëlhure, copa lëkure të prera në përmasa të ndryshme në trajtën… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Harrim-Janis Ricos

Harrim-Janis Ricos   Shtëpia me shkallën e drunjtë dhe portokajtë kundruall malit të kaltër. Nëpër dhoma sillen butë rrethinat. Në dy pasqyrat pasqyrohet cijatja e zogjve. Vetëm në mes të dhomës së gjumit janë braktisur dy pantofla pleqsh. Kështu me t’u ngrysur, të vdekurit kthehen në shtëpi për të marrë ndonjë plaçkë të tyre që… Keep Reading

COVID-19-Arlinda Guma

COVID-19-Arlinda Guma   Në Athinë dezinfektojnë statujën e Perikliut. Dhe nuk e kanë krejt gabim, gjithë ato ide mbi lirinë dhe demokracinë, bien ndesh me një epokë ku njerëzimi komunikon me gif-te.   Por as statuja e Dantes, përtej bregut, nuk duket t’i ketë punët mirë, për dy orë të mira e humbi vetëdijen prej… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Element- Reiner Kunze

Reiner Kunze Në raftin e vet të librave në konviktin e nxënësve, Mikaeli vendosi në këmbë Biblën. Jo sepse ishte besimtar, por ngaqë më në fund donte ta lexonte njëherë. Megjithatë kujdestari i konviktit i tërhoqi vëmendjen se Bibla nuk kishte ç’të kërkonte në raftin e librave në një konvikt socialist. Refuzoi ta hiqte Biblën… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Më ka zënë një plevit- Fernando Pessoa

Më ka zënë një plevit-Fernando Pessoa   Më ka zënë një plevit llahtari, e çdokush e di mirë se një plevit lë me pasoja krejt një gjithësi, na armiqëson me jetën, i sjell tështima dhe vetë metafizikës. Gjithë ditën veç kam shfryrë hundët. Koka më dhemb pas qejfit. Ç’mjerim për një poet pa shumë rëndësi!… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Gjethe në rrugë-Anita Zela

Anita Zela Ka ardhur vjeshta edhe këtu, në qytetin që numëron ditët e pritjes për ty me gjethe. Ka ndalur kudo; në pemë, në rrugë e nën hapa. Ti e di, Nju Jorku s’më ka dhënë asgjë, asnjëherë, por tani më jep pritjen të vij tek ti, të kthehesh, të më shkruash, të tregoj ditët… Keep Reading

1 78 79 80 81 82 131
Go to Top