Category archive

Letërsi - page 48

Ditë të çuditshme-Arno Schmidt

Arno Schmidt “Ka herë-herë ditë të çuditshme: kur dielli ngrihet lart si kurrë ndonjëherë më parë, kur re të plogështa zbresin poshtë, kur era fryn tinëzisht nga të gjitha anët e rruzullit. Gjuajtësit reaktivë bëjnë figura marramendëse në qiell; të gjithë kreditorëve u hipën dëshira të tërheqin paratë e tyre nga bankat: dëgjohet rëndom për… Keep Reading

Letërsi/Tharm

VEJUSHA E USHTARIT-Petraq Risto

VEJUSHA E USHTARIT-Petraq Risto   E njoh atë grua të pjekur, me hije trinjake mbi tokë E me një fije bari çelur në cepin e djathtë të buzëve. Kafshon pakëz barin e gjelbër dhe njëra nga hijet kërcen: fëmijëria. Ajo qesh natyrshëm si një shi vere dhe bari në buzë sikur rritet. Ti je e… Keep Reading

Letërsi

ROBERTO BOLAÑO: FJALA E MBAJTUR NË KARAKAS (VENEZUELË) ME RASTIN E MARRJES SË ÇMIMIT “ROMULO GALLEGOS”

ROBERTO BOLAÑO* Gjithmonë e kam pasur problem Venezuelën. Problemi me të ka qenë qysh në fëmini, për shkak të edukimit tim rrëmujë. Problem i vogël, por gjithsesi problem. Thelbi i këtij problemi është i natyrës verbale dhe gjeografike. Gjithashtu, ka mundësi të jetë edhe për një lloj disleksie timen të padiagnostikuar. Me këtë nuk dua… Keep Reading

Letërsi

BORGES HAPI CA DYER MAGJIKE NË MENDJEN TIME/SALMAN RUSHDIE

SALMAN RUSHDIE Në historinë e njerëzimit, e shenjta ka qenë gjithmonë një mënyrë për të heshtur njerëzit. E shenjta do të thotë: “Ne e tregojmë historinë, jo ju”. Dhe nga ideja e së shenjtës vijnë inkuizicionet, ajatollahët dhe të gjitha ato gjëra. Toka nën këmbët tuaja është një roman i parespektueshëm sepse privilegjon fjalën e… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Jeta e shkurtër e paraardhësve tanë-Wislawa Szymborska

Jeta e shkurtër e paraardhësve tanë-Wislawa Szymborska   Nuk qenë shumë ata që i arritën të tridhjetat. Pleqëria ishte privilegj i pemëve dhe gurëve. Fëmijëria zgjaste aq sa ajo e këlyshëve të ujkut. U desh të nguteshin, të ishin në kohë për të jetuar para se të perëndonte dielli, para se të shtronte dëbora. Trembëdhjetë… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

GOTAN-JUAN GELMAN

GOTAN*-JUAN GELMAN   (Argjentinë, 1930 – 2014) Ajo grua i ngjante fjalës “kurrë”, që nga paskoka i ngjitej një magjepsje e veçantë, një lloj harrimi ku të ormisësh sytë, ajo grua më ngulej në brinjën e majtë. Kujdes, kujdes, bërtisja unë, kujdes por ajo pushtonte njësoj si dashuria, njësoj si nata, shenjat e fundit që… Keep Reading

Klubi i Librit: Letërsia lind nga humbja, nga mungesa dhe jo nga plotësia/Arlinda Guma me lexuesit e romanit “Bob Legjenda”

Klubi i Librit do të jetë një rubrikë e re në revistën defekt-teknik, ku lexues të ndryshëm, pasi kanë lexuar një roman, i drejtojnë pyetjet e tyre autorit/es të tij.  Sot kjo rubrikë fillon me romanin “Bob Legjenda”, shkruar nga Arlinda Guma.  Lexuesit që ndërtuan pyetjet janë: Eva D., Enkelejd Lamaj, Eleana Zhako, Blerta Derhemi,… Keep Reading

Letërsi/Tharm

NË ISHULLIN E TË MOSHUARËVE-Julia Gjika

NË ISHULLIN E TË MOSHUARVE-Julia Gjika   Të moshuarit vijnë çdo mëngjes, në ishullin e tyre, lozin të shkujdesur, të bindur se një ditë do t’i lënë të gjitha. U pëlqen të ecin në këmbë, dikush mbështetur në bastun, dikush me nipin përdore. Kafeja e Lencit me dashuri i pret, u servir kafe turke, expres,… Keep Reading

Letërsi

𝗠𝗼𝗻𝘁𝗽𝗮𝗿𝗻𝗮𝘀𝘀𝗲-𝗘𝗿𝗻𝗲𝘀𝘁 𝗛𝗲𝗺𝗶𝗻𝗴𝘄𝗮𝘆

𝗠𝗼𝗻𝘁𝗽𝗮𝗿𝗻𝗮𝘀𝘀𝗲-𝗘𝗿𝗻𝗲𝘀𝘁 𝗛𝗲𝗺𝗶𝗻𝗴𝘄𝗮𝘆   Nuk gjen kurrë vetëvrasës në çerekun e të njohurve të dikujt Asnjë vetëvrasës që t’ia ketë dalë. Një djalosh kinez vret veten dhe vdes. (ata vazhdojnë t’ia shpien postën tek rafti i letrave në Dôme*) Një djalosh norvegjez vret veten dhe vdes. (kurrkush s’di se ku shkoi djaloshi tjetër norvegjez) Ata gjejnë… Keep Reading

1 46 47 48 49 50 131
Go to Top