Bombardim-Merita Paparisto
Kur u dëgjua zhurma e avionëve
përmbi çati,
gruaja po i jepte gji foshnjës.
Fëmija tjetër po luante
me një avion lodër prej balte.Trarët e nxirë fluturuan në ajrï.
Foshnja ra përdhe dhe u thye,
qumështi u derdh mbi dysheme.Gruaja e rrënuar mendoi të bëhej lumë.
Shkoi mbi një urë të lartë.
por fillin e saj të jetës, si një fill balone
e shtrëngonte fort në dorën e vogël
fëmija i mbetur. Në dorën tjetër
mbante copat e thyera të të vëllait.O qiell! I pe?
Avioni makaber
kaloi përmes portave të tua,
që mbyllen e hapen vetëm atëherë
kur kalojne avionë
dhe shpirtra fëmijesh të pafajshëm.
Amin!__________
Kushtuar fëmijëve të luftës
Shënime personale mbi romanin “The Testament” të shkrimtares Margaret Attwood/Merita Paparisto
Merita Paparisto Gjithmonë pyes veten çfarë e bën një roman që të quhet roman i mirë,