BASHKËPUNIM ME TË VDEKURIT-Wislawa Szymborska-Nobel 1996

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

BASHKËPUNIM ME TË VDEKURIT-Wislawa Szymborska-Nobel 1996

 

Në ç’rrethana ëndërron ti për të vdekurit?

A mendon shpesh për ta para se të flesh?

Kush të shfaqet i pari?

A është përherë i njëjti?

Emri? Mbiemri? Varreza? Data e vdekjes?

 

Kujt i drejtohen?

Miqësisë së largët? Farefisit? Atdheut?

A thonë se nga vijnë?

Kush fshehet mbas tyre?

Kujt tjetër veç teje i dalin ata në ëndërr?

 

Fytyrat e tyre a u ngjasojnë fotografive të veta?

A janë plakur me kalimin e viteve?

E kanë çehren të freskët? Mos janë gjë të zbehtë?

Po të vrarët kanë patur kohë të kurojnë plagët?

A u kujtohet ende se kush i ka vrarë?

 

Ç’kanë në duar – përshkruaji ato sende.

Të kalbur? Të ndryshkur? Të karbonizuar? Të ngrënë krimbash?

Ç’u lexohet në sy – kërcënimi? Lutja? Ç’lutje?

Mes jush flisni vetëm për shiun dhe kohën e mirë?

Për zogjtë? Për lulet? Për fluturat?

 

Nga ana e tyre asnjë pyetje shqetësuese?

Po ti, si u përgjigjesh ti atëherë?

Në vend që të heshtësh me takt?

Të bishtnosh duke kaluar në një tjetër temë ëndrre?

Të zgjohesh në kohën e duhur?

Përktheu: Alket Çani

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top