KLITHMË-Federico García Lorca
Elipsi i një klithme
nga mali në mal
shkon.Që nga ullinjtë
si një ylber i zi do të bjerë
përmbi natën e kaltër.Oi!
Si një hark violine,
klithma i bëri të dridhen
kordat e gjata të erës.Oi!
(Njerëzit e shpellave
pishtarët lart ngrenë.)OI!
Klithma lëshon në erë
Një hije qiparisi.(Lërmëni të qaj
te kjo fushë.)Gjithçka është rrënuar në këtë botë.
Veç heshtjes s’ka mbetur më gjë.(Lërmëni të qaj
te kjo fushë.)Horizontin pa dritë
flakët e kanë kafshuar.(Ju thashë pra,
më lini të qaj
te kjo fushë.)
Përktheu: Bajram Karaboll
GJYSMËN E NJË BUKE, DHE NJË LIBËR/Fjalim i poetit Federico Garcia Lorca në përurimin e biblotekës së fshatit të tij të lindjes
Federico Garcia Lorca Në fjalimin e mbajtur nga Federico García Lorca në përurimin e bibliotekës së