GJËRAT-JORGE LUIS BORGES

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

GJËRAT-JORGE LUIS BORGES

 

Bastuni, monedhat, çelësat,
e bindura bravë, të vonuarat shkrime,
që të paktat ditë të mbetura të jetës sime
s’kanë për t’i lexuar, kutia e shahut dhe letrat,
një libër dhe e vyshkur mes faqeve të tij
një manushaqe, monument i një nate,
pa dyshim të paharrueshme por e harruar tani,
e kuqja pasqyrë perëndimore ku përflaket
një aurorë imagjinare.
Sa shumë gjëra,
gozhdë, kupa, atlase, oborre, limonë,
na shërbejnë si skllevër të pagojë…
Të verbra dhe habitshëm heshtur të tëra
tej harresës sonë kanë për të vazhduar…
Nuk do ta dinë kurrë që kemi shkuar.

 

Përktheu: Erion Karabolli

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që
Go to Top