JETËSHKRIM-Wislawa Szymborska
Ç’duhet të bësh?
Duhet të shkruash një kërkesë
dhe kërkesës t’i shtosh një jetëshkrim.
Pavarësisht nga gjatësia e jetës,
jetëshkrimi duhet të jetë i shkurtër.
Duhet të jesh i thukët e të përzgjedhësh faktet.
Të shndërrosh peizazhet në adresa
dhe kujtimet e marrta në data të sigurta.
Nga gjithë dashuritë mjafton bashkëshortorja,
dhe nga fëmijët, vetëm ata që lindën.
Rëndësi ka kush të njeh, jo kë njeh.
Udhëtimet? Po, por vetëm ato jashtë vendit.
Përkatësitë? Po, por pa i thënë arsyet.
Vlerësimet? Sigurisht, por jo motivimin.
Shkruaje sikur s’ke folur kurrë me veten,
sikur veten e ke shmangur.
Qentë, macet, zogjtë, çastet,
miqtë dhe ëndrrat mund t’i heqësh.
Shëno çmimin, jo vlerën,
titullin, jo brendinë.
Numrin e këpucës, jo ku është duke shkuar
personi për të cilin të pandehin.
Shto edhe një foto ku të duket qartë njëri vesh.
Rëndësi ka forma e tij, jo gjërat që dëgjon.
Po, vërtet, ç’dëgjon?
Gërgërimën e makinave letërgrirëse.
Përktheu: Alket Çani
Uji–Wislawa Szymborska
Uji–Wislawa Szymborska Një pikëz ujë ra mbi dorën time, nga Gangu dhe Nili, nga bryma që