Tetori Gjerman-“Amerika” nga Franz Kafka-Një produksion i Thalia-Theater Hamburg

in Teatër by

AMERIKA”, datë 28.10.2019, ora 19.00,

Teatri Kombëtar

REGJISOR: Bastian Kraft
SKENOGRAFIA: Peter Baur
AKTOR: Bekim Latifi

Një produksion i Thalia-Theater Hamburg

Karl Roßman, djaloshi adoleshent, i cili i joshur nga shërbyesja, u bë papritur baba, detyrohet nga prindërit e varfër që të lërë Gjermaninë e të emigrojë në Amerikë. Pa vënë mirë këmbë në tokë përballet me të papriturat e para ndërkohë që nga larg ka soditur Statujën e Lirisë dhe afrimin drejt një të panjohure të madhe siç ishte Amerika dhe liria e papritur e frika e lidhur me të.

“Amerika“ e Franc Kafkës nuk është një vend konkret, por një imazh shumështresash i përbërë nga mite, projeksione, fakte dhe fantazi. Udhëtimi i emigrantit Karl Roßmann zhvillohet në mendje, pa mbërritur ende në portin e Nju Jorkut e deri në udhëtimin e fundit me tren deri në teatrin e Oklahomës. Kjo është odiseja e njeriut që kërkon kontakt, i cili deri në fund nuk dëshpërohet për izolimin e tij dhe mbase arrin të gjejë shtëpinë në teatrin e Oklahomës.

Vepra epokale e Kafkës pasqyron qartë figurën e të “dëbuarit“ në fillimin e shekullit të 20-të – dëbuar nga prindërit, dëbuar nga Europa. Historia e një njeriu pa atdhe, për të cilin Amerika, ndryshe nga qindra mijëra emigrantë të tjerë, të ardhur me dëshirë, nuk bëhet vendi i mundësive, por vëndi i degradimit shoqëror – në antitezë me familjet si; irlandezët Kenedi ose familjet e tregtarëve nga Gjermania, të cilat ndërtuan aty një jetë të re.

Nëpërmjet pasqyrimit të botës moderne, rrymave gjigande të trafikut, botës frenetike të punës, Kafka na habit duke na e bërë të qartë që ajo që sot quajmë normalitet, deri vonë nuk ka qenë kështu. Romani i Kafkës si fantazmë dhe përjetim i një aktori të vetëm.

Gjermanisht me titra shqip

Më shumë mund të lexoni këtu: https://www.thalia-theater.de/stueck/amerika-2009

Tetori Gjerman-Instituti Gëte

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.