MESDITË ISHULLI-Hilde Domin
Na jemi të huej
ishull
me ishull.
Por në mesditë kur deti na ngrihet
deri në shtrat
dhe e kaluemja na kullon
nëpër thembnat
si rava e ujit mbas kallumës
dhe bari i vdekun bregdeti
shndrrohet në lisa
s’na mban mâ rrjeta
e kujtimeve
dhe na shkasim
jashtë
e rrugët e caktueme deti
të peshkatarëve
dhe hartat e thellësive
nuk vlejnë
për ne.
Përktheu nga originali: Hans-Joachim Lanksch
© Copy right-i i përkthimit: Hans-Joachim Lanksch
Martin Camaj i ende i pazbuluem-Hans-Joachim Lanksch/Fragment nga libri
Hans-Joachim Lanksch Mâ shumë se ndamja prej vendlindjes atë e dëshpëronte fati i poezive të tij.