Sidoqoftë-Frederik Rreshpja

in Letërsi/Tharm by

Sidoqoftë-Frederik Rreshpja

Sidoqoftë ky mëngjes do të më vdesë ndër duar,
Sidoqoftë njerëzit do të shpikin disi një mëngjes,
Ashtu siç kanë sbpikur detet, yjet, shiun,
Dhe shumë gjëra që nuk ekzistojnë…

Nata është hija jote,
Që ti nuk arrite dot ta mbledhësh ende,

Sidoqoftë unë mund të shkruaj lirika moderne,
Por tani është tepër vonë të shpik gjëra që nuk ekzistojnë,
Si përshembull lumturia,
Apo fëmijë të bukur, shira lulesh e gjëra të tilla,
Për të cilat Zanafilla fajëson perëndinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Inventari-Dorothy Parker

Inventari-Dorothy Parker Katër janë gjërat që mirë bëj t’i njoh:Përtacinë, pikëllimin, mikun

Përgjigjia-Robinson Jeffers

Përgjigjia-Robinson Jeffers Pra cila është përgjigjia? Mos të zhgënjehesh prej ëndrrave.Të dish

Riarmatosja-Robinson Jeffers

Riarmatosja-Robinson Jeffers Ato lëvizje madhështore e fatale drejt vdekjes: solemniteti i masësQë
Go to Top