Gjithmonë-Frederik Rreshpja
Është gjithmonë një trëndafil,
ndoshta edhe prej reje,
ose i bërë nga zëri im.Është gjithmonë një yll që fle e gdhihet te dritarja ime
Dhe një zog që ikën nga kafazi i qiellit,Është edhe hija jote ngjyrëgri që lulëzon.
Hija jote gjithmonë më ka kujtuar
Ngjyrën e aeroporteve braktisur nga avionët.Është një mesditë që zhvendos horizontet
Dhe unë ngjyros ylberë
Që shirat nuk i kanë njohur kurrëQë në ditën e parë kur lindën shirat.
Është një mbrëmje që thyen muzgun e vet dhe bëhet ditë,
Është një ajër që tringëllin; këputen telat
Dhe unë kurdis violina të reja,Sepse gjithmonë është e diel.
Madje edhe me vite, kur vjen ti.
Nënës-Frederik Rreshpja
Nënës-Frederik Rreshpja Nëna ime dhembje e pashuar,Ka kaq vjet që rri në dhé të zi,Edhe