Guguftutë e gjakut-Arben Velo
I kam ca pritje
këndojnë
si guguftu gjaku.
“Guu… guu”! “Guu…guu- ftuu”!
Rruazat e orëve të agut,
mbushin vena prej Maji.
Janë mana të kuq,
shkundur nga sytë e Asaj.
Kur Ti s’vjen,
heshtjet puthen në buzë,
mpirjet e ditës,
sytë rrëzojnë nëpër qiej.
Instiktet kthehen, në ngërçe prej nate.
Më ngatërrojnë dhe gjumin,
ca flirte kukuvajke.
Dreqi e marrtë!
Si fasha keqardhjeje
ca lule lofate.
Me guguftunë e gjakut
bëhen binjake.
Abazhurët e luleshtrydheve-Arben Velo
Abazhurët e luleshtrydheve-Arben Velo Në vendlindje,këtë mbrëmje vere,serrat ngjajnësi libra të hapur mbi tokë.Unë si abazhurë