Iku edhe vera – Nikos Kavadhias

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Iku edhe vera – Nikos Kavadhias

Kaq ishte edhe vera… iku…
dhe erdh’ koha të lëvizim edhe ne.
Dy muaj i kaluam duarkryq
edhe pse kishim plot ide në kokë.

S’bëmë asgjë nga ç’kishim në mendje
e shtynim gjithçka për të nesërmen
çdo ditë shkruam një letër për dikë
por ajo s’e ka marrë ende.

Nëpër taverna detarësh uleshim
përbri pleqsh që rrëfenin ndodhi
e urtë e butë na këshillonin
me fjalë që tash i kemi harruar.

Venim ndë panaire fshatrave
lart ndër kishëza të rrënuara
zinim shaminë e kërcenim
me të rritur e me djelmosha.

Shpesh flladi në vinte në gjumë
ndë varka… rrëzë pemëve
binim në një gjumë aq të thellë
aq të gjatë… si të kishim vdekur…

Të nesërmen s’na kujtohej
as dita kur do të niseshim.
… Po ngjitemi në anije. Para nesh
e panjohura!, stuhitë!, rrebeshet! …

Përktheu: Stefan Zhupa

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top