LAMTUMIRË-Du Mu
(803-852)
Dashuria që kishte dikur
E ka braktisur.
Po pimë për herën e fundit
Kupën e krisur.
Dhe buzën në gaz nuk e vë
As me pahir,
Gjithçka përreth tani na lë
Një lamtumirë.
Por në shandan, deri në ag,
Qirinjtë sot
Do qajnë me lotët që ajo
S’i derdhi dot.Përktheu: Alket Çani
DËSHTIM-Janis Ricos
DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat. Shpërdorime, krime, luftë. Ç’të