KUJTESA-Juan Ramón Jiménez
Ç’trishtim ky kalim
i lumit të çdo dite
– vorbull! –
nën urën e natës
– vorbull! –
drejt një tjetër dielli!
Nëse do dija
ta le, i kënaqur, mantelin tim
në duart e së shkuarës;
të mos shihja më atë që qe;
të hyja ballazi e gjithë gaz,
krejt i zhveshur, në të lirin
gazmend të së tashmes!
Përktheu Alket Çani
Foto: Nils Spiegler
MAJ-Guillaume Apollinaire
MAJ-Guillaume Apollinaire Maji maji i bukur me barkë përmbi lumëCa zonja po vështronin së larti që